24.5 C
New York
Friday, August 15, 2025

Buy now

Naim Bazaj hyn në garë për kryetar të Drenasit me Iniciativën “Për Drenas e Kosovë – PDK”

- Advertisement -

Naim Bazaj ka njoftuar sot qytetarët e Drenasit se Iniciativa Qytetare “Për Drenas e Kosovë – PDK” është zyrtarisht e certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Ai ka bërë të ditur se do të garojë si kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit, së bashku me listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal, duke theksuar se kjo iniciativë synon një ndryshim të vërtetë në komunë.

“Së bashku me ekipin tonë do të garojmë me bindjen e plotë se Drenasi meriton më shumë dhe më mirë,” ka deklaruar Bazaj.

Ai ka theksuar se kjo iniciativë nuk është e lidhur me asnjë klan politik apo interes të jashtëm dhe se zëri i vetëm që do të përfaqësojnë është ai i qytetarëve të Drenasit.

“Nuk jemi servilë të askujt, as nuk bëhemi. Ne jemi vetvetja, zëri i qytetarëve të Drenasit – të thjeshtë, të ndershëm dhe të përkushtuar për ndryshim të vërtetë,” ka shtuar më tej Bazaj.

Bazaj ka nënvizuar se iniciativa është plotësisht e pavarur dhe nuk ka obligime ndaj askujt, përveç qytetarëve, duke e përfunduar mesazhin me apelin se Drenasi duhet të jetë vetvetja dhe të mos bëhet pjesë e pazareve ditore politike.

“Me respekt, Naim Bazaj”, përfundon komunikata e tij

Të ngjashme

Të fundit