8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Nagip Arifi: Pa stabilitet në Luginë, s’mund të ketë as mes Kosovës e Serbisë

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, tha se vizita e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill në Luginën e Preshevës ishte e vonuar. Ai shtoi se çështja e shqiptarëve në Luginë nuk ishte pjesë e bisedimeve mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit në Ohër.

“Kërkuam edhe disa kërkesa tonat që janë thelbësore për shqiptarët e Luginës së Preshevës. I bëmë pyetje dhe kërkuam një mbështetje që të ndalohet pasivizimi i shqiptarëve nga gjendja civile e Serbisë. Çështja e dytë dhe shumë më rëndësi, sepse deri më tani kemi pasur probleme rreth diplomave të të rinjve shqiptarëve në universitetet e Kosovës dhe mosmundësimi i kyçjes së shqiptarëve në organet shtetërore të Serbisë dhe kryesorja dhe se si është marrëveshja e Ohrit”, tha ai për “ABC News”.

I pyetur nëse ambasadori do të flasë me Vuçiqin për shqiptarët e Luginës së Preshevës, ai tha:

“Javën tjetër do të ketë një takim me Vuçiqin dhe me kryeministren e Serbisë dhe këto shqetësime që ka dëgjuar nga përfaqësuesit shqiptarë do t’ia përcjellë dhe do të më njoftojë me shpresë zyrtare se si ka shkuar biseda dhe se çfarë obligimesh ka marrë Vuçiqi. Ajo që ka thënë në takimin me datë 27 mars se marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet patjetër dhe se çdo shtet që nuk i përmbahet do të sanksionohet por edhe personat që ndikojnë në moszbatimin e asaj marrëveshje”.

Arifi shtoi gjithashtu se në takimet që kanë pasur me përfaqësues të qeverisë së Kosovës, jo vetëm të Kurtit por edhe qeveritë e mëparshme, kanë shprehur shqetësimet e shqiptarëve të Luginës. Ai tha se pa stabilizim politik të Luginës nuk mund të ketë as stabilitet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në çdo takim që kemi pasur me qeverinë e Kosovës gjithmonë kemi ngritur shqetësimet shqiptarëve. Kemi kërkuar që çështja e shqiptarëve të jetë temë e bisedave në Bruksel apo në ndonjë vend tjetër. Na kanë premtuar por ndodhi kjo marrëveshje dhe nuk është biseduar për shqiptarët e luginës së Preshevës. Por duke dëgjuar me vëmendje edhe sugjerimet e Hill dhe duke u nisur nga politika amerikane, që është paqeruajtëse, jam i bindur që SHBA edhe çështjen e Luginës së Preshevës do ta kenë dalëngadalë në agjendën e bisedimeve. Pa stabilizimin politik dhe ekonomik të luginës nuk do të ketë stabilitet mes Kosovës dhe Serbisë”, përfundoi Arifi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit