Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pasi ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, një ditë më parë shkarkoi Nezir Çoçajn nga pozita e drejtorit të Institutit Pedagogjik dhe Fatmir Sfishta nga pozita drejtor i Qendrës së Studentëve, shkruan Scanner.
Musliu këtë e ka quajtur si perndjekje e Albin Kurtit ndaj ushtarëve të UÇK-së.
“Ai nuk kursen asnjë rast për ti goditur e degniruar të gjithë ata qe kanë në ADN-në e tyre UÇK- në”, shkruan Musliu.
Postimi i plotë:
Perndjekja e Albin Kurtit ndaj ushtarëve të UÇK-së po vazhdon në menyra të ndryeshme! Ai nuk kursen asnjë rast për ti goditur e degniruar të gjithë ata qe kanë në ADN-në e tyre UÇK- në.
Goditja e fundit erdhi për dy ushtaret e UÇK-së të cilet u shkarkuan nga detyra, Fatmir Sfidsta drejtor i Qendrës së Studentëve dhe Nezir Çoçaj
drejtor ei Institutit Pedagogjik. Qeveri ma antikombetare Kosova s’ka pas asnjëher.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=875748420579886&id=100044342085191&mibextid=Nif5oz