13.4 C
New York
Monday, December 30, 2024

Buy now

Nagavci: Prioriteti ynë është ngritja e cilësisë së arsimit, për këtë është rritur buxheti

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se synim i Qeverisë “Kurti” është ngritja e cilësisë në arsim. Për këtë, Nagavci ka thënë se kanë rritur edhe buxhetin për këtë vit, raporton Ekonomia Online.

Në konferencën shkencore për “Vlerësimet kombëtare dhe ndërkombëtare në arsimin para-universitar në Kosovë: Përvojat dhe perspektiva për të ardhmen”, të organizuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës, Nagavci ka thënë se pas rezultateve të testit PISA, kanë diskutuar për t’i përmirësuar këto rezultate.

“Që nga marrja e detyrës jemi përkushtuar arsimit para-universitar me një qasje shumëdimensionale duke u fokusuar në shtyllat kryesore në strategjinë për arsim dhe kjo strategji e ka mbërthyer në vetvete konceptin e ndryshimit organik dhe synimi ynë madhor dhe i përbashkët vazhdon të jetë ngritja e tërësishme e cilësisë së arsimit dhe këtë si Qeveri dhe Ministri e kemi konkretizuar edhe me rritjen e buxhetit për ketë vit në 2024 kemi ndarë mbi 400 milionë euro apo 20 për qind më shumë se në vitin paraprak”.

“Planet e Ministrisë së Arsimit janë shumë dimensionale e sidomos pas rezultateve të fëmijëve në testin PISA të cilat janë diskutuar në të gjitha nivelet dhe ka qenë edhe një përgjegjësi e jona që të angazhohemi për një punë që qojnë deri tek përmirësimi i këtyre rezultateve”, ka thënë Nagavci.

Drejtori i Institutit Pedagogjik të Kosovës, Ismet Potera, ka thënë se janë në fazën e ristrukturimit funksional të Institutit pedagogjik, ndërsa shpreh bindjen se me statutin e ri do ta fuqizojë këtë institucion.

“Instituti Pedagogjik i Kosovës sivjet ka mbushur 17 vite veprimtari dhe kjo tregon se jemi në fazën e pjekurisë shkencore, profesionale dhe institucionale. Tani jemi në fazën e ristrukturimit  funksional të institutit pedagogjik, miratimi i statutit  të ri do të fuqizojë edhe më shumë Institutin Pedagogjik”, ka thënë ai.

E dekani i Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës, Blerim Saqipi, kërkoi bashkëpunim me të gjitha institucionet që merren me hulumtime në arsim.

“Ky bashkëpunim është shtrirë në disa dimensione. Ne si fakultet për herë të parë kemi praktikën pedagogjike për programet e udhëheqjes arsimore dhe një pjesë të këtyre studentët po i bëjnë në Institutin Pedagogjik dhe po ashtu synojmë t’a përfshijmë edhe më gjerë sepse këtë vit kemi dorëzuar një aplikacion në asociacionin evropian të hulumtimeve në arsim që është forumi më i madh në Evropë. Për të pas anëtarësinë e Kosovës, nevojitet një bashkëpunim i të gjitha institucioneve që merren me hulumtime në arsim dhe këtë bashkëpunim do t’a formësojmë me Institutin Pedagogjik qe t’a shtrijmë edhe me fakultete tjera dhe institucione që janë interesuara për fushën e hulumtimit në arsim”, u shpreh ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit