8.8 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Nagavci prezanton planin për licencimin e mësimdhënësve

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka sqaruar se në këto tre vjetët e saj si ministre, ka qenë duke punuar në sistemin për licencimin e mësimdhënësve.

“Ka ekzistuar një udhëzim për licencim, kishte paraparë katër nivele dhe ishte paraparë që të ketë ngritje të pagës. Por asnjëherë nuk ishte realizuar”, ka thënë Nagavci.

“Ne e kemi bërë në tri faza. Licenca e parë është hyrëse, që është për mësimdhënësit fillestarë. Pas vitit të parë do të bëhet vlerësimi për punën e tyre”, ka sqaruar ministrja.

Ajo ka thënë se licenca e dytë është licenca e karrierës me kohëzgjatje prej shtatë vjetësh.

“Gjatë këtyre shtatë vjetëve mësimdhënësi e vetëvlerësohet, vlerësohet nga kolegu, nxënësit dhe drejtori”, ka thënë Nagavci.

“Përveç kësaj, në mënyrë që të sigurohemi që vetëvlerësimi të jetë korrekt, nëse një mësimdhënës thotë se ka mbajtur takime të rregullta me prindërit, ai duhet të ketë dëshmi. Pas shtatë viteve ata kanë të drejtë të aplikojnë për licencën e avancuar. E para është provimi me shkrim, e dyta është nga inspektorati. Për këtë licencë do të ketë ngritje të pagës. Kemi menduar që vlera do të jetë 1.2 e vlerës së koeficientit”, ka sqaruar ajo.

Nagavci ka folur edhe për problemin me furnizim me tekste shkollore.

“Ne do të ndajmë me kohë të gjitha informatat sivjet, me qëllim që furnizimi të jetë i njohur në detaje dhe që informatat të jepen me kohë dhe të mos ketë probleme të tjera. Nuk varet vetëm prej nesh. Është e rëndësishme projektligji për tekstet mësimore”, ka thënë veç të tjerash ajo. /ATV

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit