14.3 C
New York
Sunday, October 6, 2024

Buy now

Nagavci për qeveritë e kaluara: Veç katër çerdhe i kanë ndërtuar prej 2003 deri në 2020, ne më shumë

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se qeverisja aktuale “qëndron dukshëm më mirë” për nga punët e bëra në arsim në raport me qeverisjet paraprake, për çka tha se Ministria e Arsimit që nga viti 2003 në 2020 “ka ndërtuar vëtëm katër çerdhe, e ne kemi e tejkaluar këtë numër”.

“Nëse krahasohemi me qeverisjet paraprake, qëndrojmë dukshëm më mirë. Le të kujtojmë se prej vitit 2003-2020 Ministria e Arsimit gjithsejt ka ndërtuar 4 çerdhe në gjithë RKS, numër që nëse krahasohet me qeverisjen tonë është tejkaluar dukshëm. Në raport me premtimin tonë për 160 çerdhe që është edhe çështja që po sulmohemi më së shumti, mendoj që qëllimshëm po harrohet pjesa e dytë e fjalisë që e kemi përmendur në programin tonë kur kemi thënë se 160 çerdhe i hapim në bashkëpunim me komunat. Sepse sipas ligjit është përgjegjësi e komunave edukimi parauniversitar dhe çdo kërkesë sipas ligjit duhet të vijë nga komuna”, tha ajo në mbledhje të VV-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit