0.1 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Nagavci në ditën e Çlirimit të Kosovës falënderon NATO-n dhe ShBA-të, po jo edhe UÇK-në

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbëria Nagavci ka kujtuar përvjetorin e 23-të të çlirimit të Kosovës me një shkrim në rrjetin social Facebook.

Nagavci e përmendi NATO-n, ShBA-të, por jo edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot shënuam ditën më të rëndësishme të historisë – Ditën e Çlirimit të Kosovës, e cila na sjellë në mendje pamjet emocionuese të 12 qershorit 1999 kur me lule pritëm ushtarët e NATO-s.  Ishte kjo dita e parë e lirisë, për të cilën shumë breza ëndërruan, e u flijuan. Në këtë ditë, kujtojmë edhe dhimbjet e panumërta që solli lufta mes nesh. Kujtojmë ata që nuk janë më, ata që ranë për liri dhe ata që në mënyra të ndryshme e bënë luftën për ta mbrojtur Atdheun. Përjetësisht mirënjohës ndaj ShBA-ve, NATO-s dhe të gjithë miqve tanë, të cilët përkrahën luftën tonë! Ta bëjmë lirinë përditë e më të bukur për fëmijët tanë, me punë e përkushtim, sepse sot ky është misioni ynë, kjo është atdhedashuria!”, shkroi Nagavci.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit