Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci e ftuar në emisionin Prime Time, në Kanal10, ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku del se ajo ka shkelur Kushtetutën me ndërhyrjen në reformën në Arsim në komunën e Kamenicës.
Nagavci ka thënë se Kushtetuesja nuk e trajtoi të drejtën kushtetuese të fëmijëve për shkollim.
“Gjykata i trajton çështjet sipas kërkesave të parashtruesit, dhe kërkesa e ish-kryetarit të Kamenicës ka qenë, pyetja eksplicite se a ka ndërhy Ministria e Arsimit në kompetencat e Komunës. Përtej aspektit formal, a është ndërhyrje në kompetencë të komunës, nuk është trajtuar në asnjë mënyrë e drejt kushtetuese e fëmijëve për shkollim”, tha Nagavci.