As nuk është propozuar më për Ministre të Arsimit. Në kabinetin qeveritar në tentativ, që u rrëzua dy herë në Kuvend të Kosovës, Ministër i Arsimit, u propozua Avni Zogianin. Por, me ç’duket Arbërie Nagavci, e konsideron veten ministre të arsimit edhe më afatgjatësishtë.
Në një vizitë te Faton Peci në Mitrovicë, këtij të fundit i dha siguri se “o ta ketë mbështetjen time, si Ministre e Arsimit për çdo projekt”.
Postimi i plotë:
Sot takova kryetarin e ri të Komunës së Mitrovicës, z. Faton Peci, i urova suksese për postin e ri dhe diskutuam për investimet në arsim, si një nga prioritetet kryesore për të ardhmen e qytetit.
🏫 Gjatë qeverisjes sonë, Komuna e Mitrovicës ka përfituar mbi 6.3 milionë euro investime në arsim, të orientuara në përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Kryetari Peci do ta ketë mbështetjen time, si Ministre e Arsimit për çdo projekt që synon standarde më të larta, ambiente moderne dhe arsim më cilësor për fëmijët e Mitrovicës.
🤝Së bashku për një arsim më të fortë dhe një të ardhme më të sigurt!






