Learta Hollaj nga presidenca, ka thënë se Vjosa Osmanit nuk i janë ofruar nënshkrimet as përkrahja nga Lëvizja Vetëvendosje.
Teksa presidenca bëri këtë demantim, shefja e Grupit Parlametar të Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci u pyet për këtë deklaratë.
Ajo tha se e njeh personalisht Learta Hollaj dhe sot i garantoj asaj që Lëvizja Vetëvendosje ofron nënshkrimet per Vjosa Osmanin.
“Zonjës Learta që e njoh personalisht, sot i garantoj nënshkrimet e deputetëve, nëse themi që nuk është e vërtetë, unë sot jam e gatshme që të garantojë në emër të Lëvizjes që të ofrojë nënshkrime për të vazhduar gara”, ka thënë ajo.






