Home Lajme Nagavci i kërkon Autoritetit të Konkurrencës që t’i monitorojnë çmimet e librave

Nagavci i kërkon Autoritetit të Konkurrencës që t’i monitorojnë çmimet e librave

0
Nagavci i kërkon Autoritetit të Konkurrencës që t’i monitorojnë çmimet e librave

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka kërkuar nga Autoriteti i Konkurrencës që ta monitorojë me kujdes të shtuar tregun, përkatësisht procesin e shitblerjes së teksteve shkollore, sipas kompetencave ligjore.

Nagavci përmes një postimi në Facebook, ka bërë të i ditur se takuar përfaqësues të Autoritetit të Konkurrencës të kryesuar nga kryetarja e këtij institucioni, Neime Binaku Isufi.

Postimi i plotë:

Procesi i shitjes së teksteve shkollore ishte temë diskutimi në një takim që kisha me përfaqësues të Autoritetit të Konkurrencës të kryesuar nga kryetarja e këtij institucioni, znj. Neime Binaku Isufi.

Si Ministre e Arsimit, kërkova që në kuadër të kompetencave, ky institucion të sigurohet që të mos ketë abuzim me çmimet e teksteve shkollore të cilat këtë vit do të blihen nga prindërit me mjetet që do të ndahen nga Qeveria.

Gjatë këtij takimi morëm zotimin se Autoriteti i Konkurrrencës do të monitorojë me kujdes të shtuar tregun, përkatësisht procesin e shitblerjes së teksteve shkollore, sipas kompetencave ligjore.

Në rast të evidentimit të ndonjë veprimi që bie ndesh me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, Autoriteti do të na vë në dijeni për procedurat e mëtutjeshme ligjore.

Exit mobile version