1.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Nagavci e zhgënjyer, nga mediat e mëson se greva vazhdon

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar në orët e mbrēmjes se kanë pasur një takim me Avokatin e Popullit, bashkë me zv.KM, Besnik Bislimi dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, lidhur me grevën në arsim, shkruan Scanner.

Sipas saj, kanē shprehur gatishmërinë për të vazhduar dialogun dhe fillimin e procesit mësimor.

Ndërkohë, sot Avokati i Popullit, u ka bërë thirrje Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës që të reflektojnë dhe të dalin nga situata e krijuar në lidhje me grevën.

Ndërkohë, SBASHK-u pas takimeve konsultative me kryetarët e niveleve komunale sindikale dhe të universiteteve, ka bërë të ditur se greva e nisur në arsim më 25 gusht do të vazhdojë, raporton Scanner.

Por, Nagavci thotë se si Qeveri kemi pritur që të ketë gatishmëri edhe nga SBASHKU dhe të fillojë mësimi. Por, përmes mediave kemi parë tashmë që Sindikata ka dalë me qendrim se greva vazhdon.

Postimi i plotë:

Me ftesë të Avokatit të Popullit, dje bashkë me zv.KM, Besnik Bislimi dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati jemi takuar me Avokatin e Popullit.

Kemi shprehur gatishmërinë tonë për të vazhduar dialogun dhe fillimin e procesit mësimor.

Ndërkohë, sot kemi pranuar një letër nga Avokati i Popullit, zt, Naim Qelaj të cilën e kemi shqyrtuar dhe menjëherë i kemi kthyer përgjigje duke adresuar propozimet e tij.

Si Qeveri kemi pritur që të ketë gatishmëri edhe nga SBASHKU dhe të fillojë mësimi. Por, përmes mediave kemi parë tashmë që Sindikata ka dalë me qendrim se greva vazhdon.

Fatkeqësisht, Sindikata e Arsimit përveçse po refuzon bashkëpunimin me Qeverinë, ka dështuar dhe refuzuar edhe rolin ndërmjetësues të Presidentes e tash së fundi edhe të Avokatit të Popullit.

SBASHKU tanimë po e dëshmon se grevën nga një instrument e ka shndërruar në objektiv në vete. Si e tillë, greva e ka humbur çdo kuptim andaj, si ministre e Arsimit ftoj mësimdhënësit anembanë Kosovës që, nga nesër t’u kthehen shkollave.

📌Bashkangjitur gjeni shkresën me propozime, të Avokatit të Popullit dhe përgjigjen tonë:

Me ftesë të Avokatit të Popullit, dje bashkë me zv.KM, Besnik Bislimi dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve,…

Posted by Arbërie Nagavci on Sunday, September 18, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit