Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se të gjithë fëmijët shqiptarë dhe ata në Evropë, po mësojnë nga abetarja e përbashkët.
Nagavci tha se vendimi për këtë libër shkollorë është marrë që nga viti 2021, në kohën kur ka ardhur në krye ministrja Nagavci.
Tutje ajo ka falendëruar të gjithë bashkëpuntorët për angazhimin e vazhdueshëm në avancimin e pandalshëm të sistemit arsimor.
Postimi i plotë:
Abetarja e Përbashkët Unike 📚
Të gjithë fëmijët shqiptarë në Kosovë e Shqipëri, në vendet e Bashkimit Evropian si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mësojnë gjuhën amtare shqipe me abetaren e përbashkët unike të ideuar për brezat e rinj 👧🧒 që do të mësojnë në këtë libër shkollor.
Me të marrë mandatin në vitin 2021 kemi nënshkruar marrëveshjen e përbashkët me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, mbi bazën e së cilës kemi ndërmarrë këtë hap të rëndësishëm për të vegjëlit tanë në mbarë botën.
Falenderuese për të gjithë ju, kolegë e bashkëpunëtorë, për punën e përbashkët, besimin, mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm në avancimin e pandalshëm të sistemit arsimor. 🙏