Mbrojtësi spanjoll, Nacho, edhe zyrtarisht i është bashkuar klubit nga Arabia Saudite, Al-Qadsiah.
Ai largohet nga Real Madridi pas 23 vjetësh ku kishte kaluar pothuajse të gjitha kategoritë e klubit.
34-vjeçari ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin saudit.
Spanjolli gjendet me kombëtaren e tij në “EURO 2024” dhe pas përfundimit të kampionatit pritet të nis aventuren e tij të re.
Ai ka fituar thuajse çdo gjë me “Los Blancos”, përfshirë gjashtë herë Champions Leaguen.