Prishtina e ka fituar Superkupën e Kosovës në basketboll këtë edicion.
Skuadra kryeqytetase ka triumfuar 73:54 në finale kundër Trepçës në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Ky është trofeu i tetë i Superkupës së Kosovës për klubin “bardhekaltër”.
Pas përfundimit të përballjes, faqja zyrtare e KB Prishtinës ka reaguar me një postim interesant.
“Na s’i dojna kupat, kupat na dojnë neve” – shkruhet në postimin e KB Prishtinës ku njoftohet rezultati final i sfidës finale.