-7.1 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

“Na pasni korit”: Qytetarët i reagojnë Sveçlës pasi konfirmoi se janë kidnapuar tre policë nga Serbia

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla para disa minutash ka konfirmuar se tre policë të Kosovës janë kidnapuar nga Serbia, pasi “Serbia ka hyrë brenda territorit” tonë.

Njoftimi i tij ka shkaktuar reagimin e qytetarëve në Facebook, të cilët i kanë komentuar ministrit, ku një prej tyre, i ka kërkuar që “ta lërë Facebookun, e të dalë me konferencë për media”.

“Minister le Facebookin thirre konference me media.” – ka shkruar një qytetar.

Dikush tjetër, i ka kërkuar dorëheqje ministrit Sveçla, pasi sipas tij, iu kidnapuan tre policë brenda territorit tonë.

“FSK-ja duhe të hyjë në veri patjetër. Nuk ka kapacitet policia ta run kufirin.” – ka thënë një komentues.

Dikush tjetër, iu drejtua Sveçlës me fjalët: “na pasni korit bre”.

Ndërkaq, ka pasur edhe të tillë që me ironi kanë thënë se mund t’ia dalin edhe “pa Amerikën e KFOR-in”.

Këto janë vetëm disa prej komenteve që janë bërë deri më tani në statusin e ministrit Sveçla, të cilin e gjeni më poshtë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit