Ai ka folur për reagimin e ish-komandantit të UÇK-së, Agim Çekut rreth marrëveshjes së çarmatimit të ushtrisë, transmeton klankosova.tv.
Sipas Duncan, Çeku i kishte thënë se ndihma iu kishte ardhur nga NATO, megjithëse betejën e kishin fituar vetë.
Sa i përket marrëveshjes së çarmatimit, Duncan ka thënë se Çeku kishte pohuar se pak punë nga kjo marrëveshje e kishte kryer me kohë.
“Nga një anë, të jepte përshtypjen sikur ishte udhëheqësi i një ushtrie çlirimtare, kështu u prezantua, tha ‘burrat dhe gratë kanë luftuar me Serbinë, ju na keni ndihmuar, faleminderit, por ne e fituam betejën’. Ai e pa dokumentin që e ia dërguam, pasi e lexoi shpejt e shpejt, ai tha se ‘po e prisja diçka të tillë’. Tha ‘dakord, mund të punojmë për këtë gjë, por duhet diskutuar edhe me komandantët e zonave’, dhe tha ‘unë e kam bërë një pjesë të kësaj pune, i kam thënë njerëzve të mi që të mos angazhohen me serbët, u kam dhënë urdhër komandantëve të zonave që të mos angazhohen me serbët, por të qëndrojnë të tërhequr’. Mbajtëm një takim të nesërmen, na tha ‘duhet të bisedojmë me komandantët e zonave, ndryshe nuk bëhet kjo punë’”, ka thënë ai.