Kryetari i Bordit të ZRrE-së, Ymerr Fejzullahu, ka një propozim për qytetarët që mund t’i ketë shqetësuar rritja prej 15% e çmimit të energjisë elektrike.
Ai thotë se mund të gjeni rrymë tjetër ku dhe të lidhni kontrata me furnizues të tjerë.
“Na e kemi edhe një mundësi tjetër, qytetarët i kishim lutë, të gjithë ata, kjo është detyrim i ZRrE-së për me i përcaktu cmimet për shtëpiakët dhe bizneset e vogla.
Mirëpo qytetarët kanë të drejtë me shku me negociu me cilindo furinuzes privat të licencuar nga ZRRE, të gjejnë çmime më të favorshme se këto që janë të përcaktuara nga ana e ZRrE-së.
Sipas legjislacionit, qytetarët kanë të drejtë të negociojnë cmime me cilindo prej furnizuesve në regjion ose në Kosovë dhe mos me i marrë parasysh cmimet e përcaktuara nga ana e ZRrE-së,
Si për cdo product tjetër, edhe për energjinë elektrike kanë të drejtë me e marrë edhe me bë kontrata nëse konsiderojnë që janë më të favorshme.
I kemi 18 furnizues të licencuar, secili prej tyre ka të drejtë t’i furnizojë qytetarët”, tha Zejnullahu në Euro7 të televizionit 7.