Dukagjin Gorani, gazetar, ka thënë në “Pressing” të T7, se deklarata e emisarit amerikan për misione të veçanta Richard Grenell ndaj kryeministrit Albin Kurti tregon që ai po i thotë Kurtit që “nuk bashkëpunojmë me ty pavarësisht a i fiton zgjedhjet apo jo.
Gorani ka thënë se përfaqësuesit politikë nuk po e kuptojnë momentin në të cili ndodhet bota gjatë Administratës Trump.
“Ne duhet me shiku sa jemi pro-amerikan në veprimet tona, e jo me deklarata e anketave. Unë nuk jam duke i pa përfaqësuesit politikë që janë duke e kuptuar momentin politik në të cilin ndodhet bota, momentin gjeopolitik, s’jemi duke mundur me marrë vesh që kjo nuk është administratë tradicionale që jemi mësu me pa që nga Lufta e Dytë Botërore”.
“Grenell nuk është ka na pyet, ai po na tregon. Ajo që i ka thënë mbrëmë kryeministrit është kështu, na me ty nuk bashkëpunojmë pavarësisht a i fiton zgjedhjet, ti mundesh me i fitu 100%”, ka thënë Gorani.