Këngëtarja Rosela Gjylbegu ka ndarë së fundmi një fotografi të gjyshërve të saj, krahas së cilës ka shkruar dhe disa fjalë prekëse.“Na kanë mësuar gjithçka në jetë, por jo si të jetojmë pa prezencën e tyre. Ndoshta edhe për këtë na donin më shumë se të gjithë. Ju dua gjyshe, përgjithmonë!”, shkruan ajo.
Kujtojmë që pak ditë më parë, Rosela u bë kryefjalë e mediave pasi publikoi për herë të parë një foto me partnerin. Ndonëse këngëtarja shkodrane është treguar shumë hermetike sa i përket jetës personale, ajo theu “rregullin” dhe tregoi portretin e personit që i ka rrëmbyer zemrën.