Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka thënë në “Pressing” të T7 se kryesuesi i seancës Avni Dehari po funksionon me dokument ilegal.
Ai tha se ky skenar është i rrezikshëm sepse krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen.
Behrami ka thënë se Dehari nuk po e lejon as fjaën, dhe një ditë iu ka mbetur vetëm t’i mbajnë jashtë seancat.
“Që për 50 seanca z. Dehari me mbështetje të VV ka marrë peng Kuvendin, ju e keni pa, nuk është analogji e duhur, por pamjet e tillë neve na ka mbetur një ditë veç me dlaë jashtë, si dikur deputetët e viteve 90’ta edhe me i mbajtë seancat jashtë”.
“Ku e kanë marrë këtë skenar të dytë për këtë komision, ai është dokument ilegal me të cilin funksionn z. Dehari nuk është dokument i Kuvendit”, ka thënë Behrami.