23.1 C
New York
Thursday, June 19, 2025

Buy now

“Na hiqet ministri i Kulturës, i Bujqësisë, i Financave… – VV nuk ka kapacitete”, Dibran Hoxha për kandidatët për zgjedhjet lokale

- Advertisement -

Analisti Dibran Hoxha deklaron se Vetëvendosje nuk ka kapacitete për kandidimin e figurave përfaqësuese për zgjedhjet lokale.

Ai tha se Vetëvendosjes i duhen më shumë njerëz që “përfaqësojnë”, të cilët ai deklaron se nuk i ka.

“Vetë figura e Albin Kurtit nuk t’i fiton zgjedhjet lokale qysh është dëshmuar me Prishtinën…Meqë e ka kuptu që vetë nuk mundet, duhet me qitë figura më përfaqësuese. Kjo i bie që një parti që don mi mbajtë 3-4 kunguj ndërsqetull, ska shanca. Ti don vendet për deputetë me i ruajtë me figura, don me qite kandidatë për komuna dhe don me mbajtë ekzekutivin. Kështu duhet mi pas 70 njerëz që VV nuk i ka”, tha Hoxha në Pressing.

“Na u hek një ministër i Kulturës (kandidati për Prishtinën Çeku), nëse zyrtarizohet Faton Peci na heket një ministër i Bujqësisë, nëse zyrtarizohet Hekuran Murati që u përfolë për Ferizaj…Dmth cilin kungull po don me mbajtë VV se krejt nuk mundet”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit