15.8 C
New York
Monday, October 20, 2025

Buy now

“Na gënjeu” Dy asambliste të LDK’së në Vushtrri distancohen nga koalicioni i Tahirit me LVV-në

- Advertisement -

Leonora Gërguri dhe Gentiana Rama, dy asambleiste të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri, janë distancuar nga marrëveshja për koalicion, që kandidati i kësaj partie, Xhafer Tahiri, e nënshkroi sot me Lëvizjen Vetëvendosje për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

“Ne, si asambleiste të zgjedhura të Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Vushtrri, shprehim publikisht distancimin tonë të plotë nga çdo marrëveshje e bërë pa miratimin dhe pa koordinimin e organeve qendrore të LDK-së”, thuhet në reagimin e asambleisteve.

Ato thonë se Tahiri, i cili doli i treti në rundin e parë, i mblodhi asambleistët dhe bënë një fotografi pas një “pohimi të rremë” nga ai.

Në takimin e mbajtur dje, kërkova qartësisht të di nëse marrëveshja në fjalë është realizuar në bashkërendim me qendrën e partisë dhe me statutin e LDK-së, ku nga kryetari Xhafer Tahiri u pohua se një gjë e tillë është bërë. Fotoja e bërë dje me duar të bashkuara mes asambleistëve po keqpërdoret dhe është realizuar pas një pohimi të rremë se ekzistonte koordinim me qendrën e LDK-së”, thuhet në reagim.

Asamblistet i qëndrojnë qëndrimit qendror të LDK-së, e cila e konsideroi të papranueshëm vendimin e Tahirit, për të cilin tha se s’u mor miratimi i partisë.

“Megjithatë, dua të theksoj me vendosmëri se çdo marrëveshje apo veprim i ndërmarrë jashtë kornizës institucionale të LDK-së, pa miratimin dhe koordinimin e plotë të partisë, është i papranueshëm dhe i dëmshëm për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe për interesat tona politike. Me respekt, Leonora Gërguri dhe Gentiana Rama asambleiste në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë”

Të ngjashme

Të fundit