“Na duhet kandidati/ja që i siguron 81 vota” – Kurti deklarohet para takimit me Abdixhikun

- Advertisement -

Duke hyrë në Kuvend, Kurti është shprehur se u nevojitet një kandidat/e që siguron 81 vota në Kuvendin e Kosovës.

“Po i vazhdojmë përpjekje për të përmbyllur me sukses edhe sfidën e zgjedhjes së presidentit. Na duhet kandidati apo kandidatja që siguron 80 vota në sallë. Pas takimit me kryetarin e PDK-së Bedri Hamzën, po takohemi edhe me kryetarin e LDK gjithçka brenda fare pak ditësh do të merret vesh”, tha Kurti para gazetarwve.

Me afrimin e 4 marsit, që është edhe afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e kreut të shtetit, ky takim shihet si përcaktues për të ardhmen politike të vendit.

Nëse palët nuk arrijnë marrëveshje brenda këtij afati, Kosova rrezikon të shkojë automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme

Të ngjashme

Të fundit