Shefja e grupit Parlamentar të VV-së Arbërie Nagavci ka thënë se duhet t’I kenë 80 vota të sigurta në kuti, për zgjedhjen e presidnetit.
“Duhet të jemi të sigurt që ne kemi 80 vota në kuti. E dini që votimi është i fshehtë, e dini situatën si qëndron dhe deklarimet e disa deputeteve, natyrisht mendimet perosnale janë të rëndësishme, të vlefshme. Unë I kam thënë publikisht ato. Aktualisht i kemi deklaratat e partisë, e cila i ka 22 deputetë, që nuk do ta mbështesin një kandidat të caktuar. Ne kemi pasur një bashkëpunim të cilin e kemi vl;erësuar jemi mundëuar që në funksion të përgjegjësive tona të japim maksimumin, besoj që kemi bërë një punë të mirë, por tani jemi në një moment që duhet të kemi 80 vota minimumi”, ka thënë Nagavci.






