16.6 C
New York
Sunday, September 22, 2024

Buy now

“Na detyron historia të kemi sukses”, Marotta: Synimi ynë të fitojmë sërish Serie A

- Advertisement -

Prej tre sezonesh është në krye të pankinës së “Zikaltërve” të Inter dhe duket se historia e dashurisë, mes “gjigantëve” të Milanos dhe teknikut Simone Inzaghi do të vijojë ende.

Këtë sezon, misioni absolut i kampionëve në fuqi të Italisë është të mbrojn titullin dhe para nisjes së sezonit, disa fjalë i ka thënë edhe Presidenti i klubit, Giuseppe Marotta, i cili theksoi se historia e Inter detyron klubin të mendojë vetëm për suksese, ndërsa shtoi se skuadra do të vazhdojë përpara me trajnerin Simone Inzaghi pasi ai e meriton besimin e drejtuesve.

“Inter-in e detyron historia për të pasur sukses, është në ADN e këtij klubi. Me gjithë respektin për kundërshtarët tanë, por ne do të marrim pjesë në kampionat me synimin e vetëm për ta fituar atë.

Me Inzaghi kemi nisur një cikël para disa vitesh dhe sipas meje ende nuk jemi as në gjysmën e rrugëtimit. Kemi dëshirën për të vazhduar përpara se ai e meriton. Ne jemi të lumtur me të, dhe ai është i lumtur me ne”,- përfundoi Marrota.

Ndërkaq, kujtojmë se sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të mirënjohur të merkatos, Fabrizio Romano, Inzaghi duhet të nënshkruajë pasditen e kësaj të premteje edhe kontratën e tij të re, me “Zikaltërit”, kontratë e cila pritet të jetë 2-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 6.5 milionë euro në sezon dhe 2 milionë euro të tjera në rast se fiton titullin kampion.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit