-4.6 C
New York
Monday, March 3, 2025

Buy now

Myftiu Tërnava i del kundër Edi Ramës për Shtetin Bektashi: Janë grup religjioz jo fe, po bëhet me qëllim të caktuar

- Advertisement -

Myftiu Naim Tërnava është deklaruar kundër Shtetit Bektashi, të cilin e ka shpallur kryeministri Edi Rama në Shqipëri. Sipas Tërnavës, që për këtë është deklaruar në natën e dytë të Ramazanit, kjo ide është dashur të refuzohet nga Bektashitë sepse “krijon përçarje”.

Tërnava vlerëson se krijimi i Shtetit Bektashi nga Rama, “e fut farën e sherrit në mesin e besimtarëve”.

“Unë besoj që kjo është e qëllimshme, ka qarqe të ndryshme kjo e fut atë farën e sherrit në mesin e besimtarëve. Kam bindjen që kjo bëhet me qëllim të caktuar dhe në deislamizimin e popullit shqiptar, në emër të një islami pra evropian…një shoqëri myslimane me premisa europiane, për atë nuk është feja çështje e politikës, as e kryeministrave, shoqatave e as askujt…Feja është e të madhit Zot, është mrekulli hyjnore”, tha Tërnava në një emision të quajtur “n’Kohë”, i postuar në faqen e Bashkësisë Islame (BIK).

Ai tha se politikanët, e as kryeministrat nuk mund të në flasin për fe.

“Nuk mund të na flasin neve politikanët çarë duhet bërë me fe, a duhet të kemi premisa evropiane apo çfarë…”, shtoi ai.

“Bektashianët janë vëllëzër tanë që i takojnë besimit islam, shtrembërimi i themelimit të Bektashive, del që komunizmi e ka bërë të vetën e ka luhatur pak a shumë një pjesë të tyre. Bektashianët në botë janë grupe religjioze që shkojnë në Haxh, agjërojnë etj”, shtoi Tërnava.

Video:

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit