12.4 C
New York
Wednesday, May 21, 2025

Buy now

Muzika ndikon pozitivisht në ritmin e zemrës dhe stresin

- Advertisement -

Universiteti i Helsinkit ka bërë një studim, me të cilin ka dalë në përfundim se dëgjimi i muzikës, veçanërisht asaj relaksuese si muzika klasike apo ambientale, ka efekte të dukshme në shëndetin kardiovaskular dhe mirëqenien mendore.

Vetëm 20 minuta dëgjim në ditë kanë mjaftuar për të ulur ndjeshëm tensionin e gjakut, për të stabilizuar ritmin e zemrës dhe për të reduktuar hormonet e stresit si kortizoli. Ky efekt ndodh sepse muzika ndikon në sistemin nervor autonom, duke aktivizuar përgjigjen parasimpatike që çon në relaksim, raporton Medicalnewstoday.

Studiuesit theksojnë se efektet pozitive të muzikës janë më të mëdha kur dëgjimi bëhet në një ambient të qetë dhe pa ndërprerje, duke krijuar një hapësirë personale për reflektim dhe pushim mendor.

Muzika është gjithashtu mjet efikas për personat që vuajnë nga ankthi apo depresioni, duke ofruar lehtësim emocional pa nevojën e ndërhyrjeve medikamentoze.

Të ngjashme

Të fundit