8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Mustafi: I pamundur normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi pa u trajtuar çështja e Luginës

- Advertisement -

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi tha se është i pamundur normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë pa u trajtuar fillimisht çështja e Luginës.

“Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve, mirëpo ky normalizim është i pamundur pa u trajtuar çështja e Luginës së Preshevës. Në Washington mendohet që çështja e shqiptarëve të Luginës të jetë jashtë zhvillimeve të dialogut Kosovë – Serbi. Për ne është e rëndësishme që në kuadër të këtij plani, çështja e Luginës të trajtohet në reciprocitet me komunitetin serb në Kosovë. Ne konsiderojmë që çfarëdo dakordimi juridik që mund të bëhet për komunitetin serb në Kosovë, do duhej të jetë i vlefshëm edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, deklaroi Mustafi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Madje, ai tha që është plotësisht e sigurt që shqiptarët e Luginës së Preshevës e kanë mbështetjen amerikane.

Ndërkaq, i pyetur se a pajtohet që Lugina e Preshevës është aktualisht e përjashtuar nga plani evropian, Mustafi tha që alternativa e vetme është të jenë të bashkë koordinuar me Qeverinë e Kosovës dhe me atë të Shqipërisë.

“Në anën tjetër, është shumë e rëndësishme që çështja e Luginës të jetë pjesë e agjendës në Qeverinë e Kosovës”, përfundoi Musatafi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit