8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Mustafaj: Rama e trajton Kurtin si zëvendësministër të tij, jo si kryeministër të Kosovës

- Advertisement -

Shkrimtari dhe ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, ka folur për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri.

Ai në emisionin Rubikon tha se dy shtetet shqiptare nuk kanë marrëdhënie të mira ndërshtetërore dhe kjo jo për fajin e Kosovës.

“Rama është shumë delirant në konceptin që ka për rolin e Shqipërisë në këto marrëdhënie. Në pamundësi për të qenë edhe kryeministër i Greqisë, Maqedonisë, i Malit të Zi edhe i Turqisë, ai thotë që të paktën ‘këta në Kosovë duhet të bëjnë çfarë të them unë’. Dhe në momentin që ndeshi në një kryeministër të Kosovës i cili nuk është plotësisht dakord me një koncept të caktuar që prekë thellësisht politikën e jashtme të Shqipërisë, jo doemos politikën e jashtme të Kosovës, atëherë ai bëhet arrogant dhe i trajton si ministra, jo si kryetar të një qeverie të një vendi tjetër”.

“Dhe kjo e kam shpjeguar se as Fatos Nano, as Sali Berisha, as Pandeli Majko, as Ilir Meta si kryeministra të Shqipërisë nuk e kanë pasur këtë lloj kontaminimi në marrëdhëniet me kryeministrat e Kosovës”. tha Mustafaj në Rubikon të Klan Kosovës.

Ish-ministri i jashtëm shqiptar, tha se 100 përqind të përgjegjësisë për mungesën e bashkëpunimit mes shefave të dy qeverive shqiptare e ka Edi Rama.

“Ai [Rama] nuk iu ka dhëne rastin as Ramushit [Haradinajt], as Albinit [Kurtit] të tregojnë se sa të zotë janë për të ndërtuar marrëdhënie bashkëpunimi vëllazëror apo jo, por të paktën të jetë bashkëpunim.”

Tutje Mustafaj tha se Rama e trajton Kurtin si zëvendësministër të tij, jo si kryeministër të Qeverisë së Kosovës.

“Përse nuk pranon Qeveria e Kosovës “Ballkanin e Hapur”? Rama e trajton Albin Kurtin si me qenë zëvendës i tij, si zëvendësministër, nuk e vlerëson si kryetar të Qeverisë së Kosovës, i cili është zgjedhur në një mënyrë shumë më demokratike se Rama dhe që bën punë dhe i jep llogari shoqërisë së Kosovës, Parlamentit të Kosovës dhe partisë së tij”, tha Mustafaj në Rubikon.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit