26.7 C
New York
Sunday, September 14, 2025

Buy now

Mustafa: Zëri ynë është zëri i drejtësisë, shqiptarët janë gjithnjë me ju

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, e ka quajtur madhështore protestën e sotme që është mbajtur në Hagë.

Në një postim në Favebook, Mustafa ka pohuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike.

“Drejtësia për çlirimtarët nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia”.

“Zëri ynë është zëri i drejtësisë, shqiptarët janë gjithnjë me ju! Historia nuk ndryshohet! Liria ka emër!”, ka thënë Mustafa.

Të ngjashme

Të fundit