Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka përsëritur kërkesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për çështjen e Urës së Ibrit.
Sipas Mustafës, Ura e Ibrit duhet të hapet mirëpo ajo su hap për shkak se Kosova s’ka arritur ta bindë NATO-n.
‘’Injorojeni propagandën! Ripërsëris qëndrimin e LDK-së:Ura duhet të hapet!Nuk ka faktor politik shqiptar që ka qëndrim ndryshe mbi këtë çështje tash e 25 vjet!Ura nuk është hapur sepse shteti i Kosovës nuk ka arritur të bindë NATO-n për një gjë të tillë. Sa shpenzon kohë ky pushtet popullist e propagandues në betejën për vota me faktorin shqiptar, ta shpenzojë këtë kohë me bindjen e ushtarëve të NATO-s që sot janë mbi urë!’’, ka thënë Mustafa.
Injorojeni propagandën, ka shtuar më tutje deputeti i LDK-së