Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës është duke mbajtur konferencë për media.
Ai tha se nga të dhënat që ju vijnë nga komisionarët e LDK-së nëpër vendvotime del që VV-ja ka 34 për qind, LDK-ja 24 për qind, ndërsa PDL 22 për qind.
“LDK ka së paku dyfishim nga rezultati i zgjedhjeve të kaluara, pa i llogaritur edhe votat e diasporës”, tha Mustafa.