-0.5 C
New York
Monday, December 8, 2025

Buy now

Mustafa: Shumicën e kandidatëve në lista nuk i njoh, vendi duhet të rikthehet në normalitet

- Advertisement -

Vetëm pak ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, komentoi listat zgjedhore të partive politike, duke theksuar se një pjesë të madhe të kandidatëve nuk i njeh fare.

Ai tha se përgjegjësia për përzgjedhjen e tyre u takon ekskluzivisht partive, ndërsa vetë nuk ka dashur të hyjë në komente për emrat e rinj që po garojnë.

“Listat për deputet nuk mund t’i komentoj, sepse një numër të madh të kandidatëve nuk i njoh. Sigurisht se i njohin ose do duhej t’i njohin subjektet që i kanë propozuar”, tha ai në një prononcim për IndeksOnline.

Mustafa ndërkohë pret që zgjedhjet të prodhojnë ndryshime të dukshme, sidomos pas periudhës së gjatë të bllokadës politike. Ai e sheh votën e qytetarëve si një mundësi për stabilizimin e institucioneve dhe për një orientim të ri zhvillimor për vendin.

“Ndryshime në rezultate, pas gati një vit bllokade, do duhej të ketë. Ndryshimet i shoh si reflektim të nevojshëm të qytetarëve me të drejtë vote, për ta stabilizuar vendin dhe për ta vënë në binarë normalë të zhvillimit ekonomik, arsimor, shëndetësor dhe integrimit euroatlantik, në këtë kohë kur ka ndryshime globale shumë dinamike”, theksoi ai.

Sipas Mustafës, Kosova ka nevojë të rikthehet në normalitet në të gjitha sektorët, veçanërisht në këtë periudhë me zhvillime të shpejta ndërkombëtare

Të ngjashme

Të fundit