-1.4 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Mustafa: Qeveria është në panik, prandaj po manipulon me shifra në ekonomi

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka treguar pse Qeveria po manipulon me shifra në ekonomi.

Duke e komentuar pretendimin e partisë në pushtet se papunësia në Kosovë është 4%, ai ka thënë se këtë qeveria po e bën për shkak të panikut.

Një parti që është në pushtet e që këtë mandat e ka fitu me 51%, ekziston vetëm një arsye pse manipulon me shifra e me propagandë të pabazuar. Është në panik. Përtej çfarë deklaron UBO në publik, që tashmë fatkeqësisht është bërë nëndegë e Vetëvendosjes, unë jam i bindur se realitetin e vërtetë nga tereni ia tregon z.Kurtit si kryeministër dhe si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje. Dhe nga ai informacion i saktë në teren që është duke humbë vota vazhdimisht, nga dita në ditë me këto lëvizje, unë jam i bindur se nga paniku nuk po dijnë çka me ba tjetër, hajde dalim këtu një status edhe tentojmë me mashtru popullatën se papunësia është 4%”, ka thënë Mustafa në emisionin “Pressing” të T7.

Sipas tij, shifrës në fjalë të partisë në pushtet nuk i beson askush.

Kjo i bie që 96% e popullsisë është e punësuar, po kush është ai budallë që e beson këtë”, është shprehur Mustafa.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit