Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka thënë se partia në pushtet po fajëson opozitën, pasi “kanë dështuar në çdo sektor”.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se pushteti po deklaron që opozita nuk po i voton marrëveshjet ndërkombëtarë, dhe sipas tij, kjo është “rren pa kripë”.
“1. LDK i ka votuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, me përjashtim të asaj ku kjo Qeveri donte që buxhetin e Kosovës ta menaxhojë sipas standardeve të Iranit. Jo faleminderit.
2. Edhe pse ua kemi votuar të gjitha këto marrëveshje, të paaftit i kanë zbatuar vetëm 19%. U ka kaluar 65% e mandatit 4 vjeçar.
3. Edhe pse ua kemi votuar këto marrëveshje, shkojnë e prishen me të gjithë partnerët ndërkombëtar me të cilët i kanë nënshkruar ato marrëveshje. Të njejtit partner i kanë vënë Kosovës sanksione, pra i kanë pezulluar të gjitha përkrahjet për Kosovën.” – ka shkruar ai.
Postimi i plotë: