Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka kritikuar ish-bashkëpartiaken e tij Vjosa Osmanin, duke thënë se si presidente ajo nuk është interesuar për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Mustafës, Osmani do të duhej të merrej më shumë me këtë çështje dhe të flas më shumë rreth kushtetueshmërisë së saj.
“Presidentja e Kosovës e ka përmend nevojën që marrëveshja të shkojë në Kuvend mirëpo ajo s’ka thënë asnjë fjalë vet, do të duhej që edhe presidentja të merrej me këtë çështje sepse ajo e ka rolin që të kujdeset për kushtetutshmërinë”, tha ai në Kanal10.
Derisa ka shtuar se presidentja Osmani ka përmendur vetëm pikën e shtatë të kësaj marrëveshjeje të cilën e ka cilësuar problematike.