24 C
New York
Wednesday, August 27, 2025

Buy now

Mustafa: Pos Dimal Bashës, duhet të shkarkohen edhe ata që e propozuan dhe e votuan

- Advertisement -

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ashpër pas publikimit të artikullit të Dimal Bashës të botuar në vitin 2012 ku akuzonte UÇK-në.

Mustafa në një prononcim për GazetaBlic, thotë se përveç shkarkimit të Bashës, janë edhe shumë persona tjerë që duhet të shkarkohen si ata që e propozuan, ata që e votuan dhe ata që e uruan, duke theksuar se në të kundërtën duhet pranuar se “ky shtet është kriminal, i çliruar dhe i ngritur nga kriminelët dhe drogagjijtë”.

Tutje ai shton se edhe në këtë rast duhet ta ruajm dinjitetin e shtetit tonë dhe atyre që luftuan, punuan dhe u flijuan për lirinë që e gëzojmë.

Për fund, Mustafa thekson se njerëz me veprime të tilla nuk duhet të qëndrojnë në krye të Kuvendit e as në Kuvend.

“Janë shumë për shkarkim. Ata që e propozuan, ata që i thurrën lavd, ata që e votuan, ata që e uruan. Ose të pranojmë se ky shtet është kriminal, i çliruar dhe i ngritur nga kriminelët dhe drogagjijtë. Edhe në këtë rast është obligim ta ruajmë dinjitetin e shtetit tonë, të atyre që luftuan, punuan dhe u flijuan për lirinë që e gëzojmë. Njerëz me pikëpamje dhe veprime të tilla nuk duhet të qëndrojnë në krye të Kuvendit e as në Kuvend”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit