23.3 C
New York
Friday, August 8, 2025

Buy now

Mustafa: Periudha e talljes u anulua, Dehari s’ka legjitimitet

- Advertisement -

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari.

“Mendoj se një shkelës i Kushtetutës dhe i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të drejtojë më tutje seancën konstituive.”, ka deklaruar Mustafa në një prononcim për IndeksOnline, duke kritikuar mënyrën se si është udhëhequr procesi pas zgjedhjeve.

Ai e ka cilësuar aktgjykimin si të qartë dhe të prerë, duke theksuar se vendimi tregon qartë kush po i shfrytëzon votat e qytetarëve në përballje me rendin kushtetues.

“Akgjykimi është i qartë, tregon qartë se kush po i shfrytëzon votat e popullit për t’u përballur me Kushtetutën dhe kështu anuloi periudhën e talljes”, ka theksuar Mustafa.

“Mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë në qoftë se nuk konstituohet kuvendi brenda 30 ditëve,” ka shtuar tutje ai.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin e shpallur më 8 gusht, ka përcaktuar qartë se zgjedhja e kryetarit të kuvendit duhet të bëhet me votim të hapur. Gjithashtu, është vendosur se një kandidat mund të votohet për këtë post vetëm deri në tri herë.

Gjykata ka konstatuar se kryesuesi Avni Dehari nuk ka vepruar në përputhje me vendimin e saj të 26 qershorit, duke bërë që të gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri më 6 korrik të shpallen të pavlefshme.

Ky vendim vjen në një kohë të tensionuar politike, ku kuvendi ende nuk ka arritur të konstituohet, duke hapur diskutime për pasojat në rast të tejkalimit të afatit kushtetues prej 30 ditësh.

Të ngjashme

Të fundit