29.4 C
New York
Monday, July 7, 2025

Buy now

Mustafa: Për VV-në o Albulena kryetare, o flaka i dalë këtij vendi

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, kritikoi ashpër qasjen e Vetëvendosjes në procesin e konstituimit të Kuvendit, duke thënë se për ta “ose zgjidhet Albulena Haxhiu kryetare, ose flaka i dalë vendit”, raporton Ekonomia Online.

Ai theksoi se, ndonëse partisë së parë i takon e drejta ekskluzive për të propozuar kryeparlamentarin, Kushtetuta e obligon atë të kërkojë konsensus për një emër të pranueshëm për shumicën.

“Është e vërtetë se partisë së parë i takon e drejta ekskluzive për të propozuar kryetarin e Kuvendit, por me këtë Kushtetuta e ka obliguar që me të drejtën ekskluzive të ketë përgjegjësi për të lejuar konsensus, sepse kushti për 61 vota e obligon që të kemi konsensus dhe një emër të pranueshëm për të gjithë. Për Vetëvendosjen o zgjidhet Albulena Haxhiu kryetare e Kuvendit, o flaka i dalë këtij vendi. Ne nuk mund të pranojmë një qasje të tillë”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit