7.8 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Mustafa për MSA-në: VV dikur e kundërshtonte marrëveshjen, tani është mirë që ia ka kuptuar vlerën

- Advertisement -

Ish-kryeministri Isa Mustafa, ka treguar rëndësinë që ka pasur për Kosovën nënshkrimi MSA-së me BE-në.

Duke i komentuar mbështetjen që kësaj marrëveshje i ka dhënë sot zëvendëskryeministri Besnik Buslimi, Mustafa ka thënë se është mirë që VV-ja ka ndryshuar qëndrim rreth MSA-së.

Mustafa ka thënë se në periudhën kur është nënshkruar kjo marrëveshje Kosova kishte një kohë të artë të bashkëpunimit me ndërkombëtaret.

“Unë jam i lumtur që arritëm në vitin 2016 të nënshkruajmë marrëveshjen e parë kontraktuale me Bashkimin Evropian, MSA-në. Ajo u arrit me një bashkëpunim dhe përkrahje të të gjitha vendeve të BE-së. Mund të them se ishte një kohë e artë e bashkëpunimit dhe përkrahjes ndërkombëtare në kontrast të plotë me një atmosferë që i përngjante luftës civile të shkaktuar nga opozita e atëhershme. VV kundërshtoi marrëveshjen, tani është mirë që ia ka kuptuar vlerën, por duhet të thuhet se sanksionet e vendosura ndaj ‘qeverisë së Bislimit’ kapin edhe bashkëpunimin lidhur me MSA-në, që është dëm i madh për Kosovën”, ka thënë Mustafa për Nacionalen.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit