-1.9 C
New York
Thursday, January 9, 2025

Buy now

Mustafa për arrestimin e avokatit Berisha: Ishte këshilltar i imi, i të vetmes qeveri që s’pati asnjë rast korruptiv

- Advertisement -

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar për arrestimin e avokatit, Besnik Berisha.

Mustaga tha se përkrahësve të pushtetit në debate televizive, iu nevojitej ta thonë se Berisha ka qenë këshilltar i tij, në kohën e Qeverisë Mustafa.

Sipas tij, Berisha ishte këshilltar i të vetmes qeveri që e përfundoi mandatin pa asnjë rast korruptiv.

“Kjo që ka qenë këshilltar imi si Kryeministër i Republikës së Kosovës është më se e vërtetë. I dijshëm, i aftë, i guximshëm. Këshilltar i të vetmes qeveri që e përfundoi mandatin pa asnjë rast korruptiv. Dhe kjo është edhe meritë e madhe e Besnikut”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Tutje, Mustafa tha se mburret që e kishte afër një, siç e quajti ai, ekspert dhe njëri të tillë.

“E pse iu nevojitet përkrahësve të regjimit që ta lidhin arrestimin e Besnikut me përleshjet politike, ata do duhej të japin përgjigje”, shkoi Mustafa.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit