Besian Mustafa, deputet i LDK-së, ka parareaguar ndaj sondazhit që do të publikohet sonte në “DebatPlus”.
Musrafa përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka porositur ketë sondazh për t’i mbuluar deshtimet e saj në qeverisje.
“Fatura të larta energjetike? Dështim në PISA? Dështim në shëndetësi, infrastrukturë dhe çdo gjë tjetër? Porositni një sondazh të rremë shpejtë, shpejtë, ngutu, ngutu qaty me 800 persona në krejt Kosovën sa me qitë VV-në kinse mirë me numra.
Nuk mbulohen dështimet me sondazhe të rreme! I pritshëm ky tentim-mashtrim i dështakëve. Dështakë bre”, ka shkruar ai në Facebook.
“Rezultatet reale, me 17.000 të anketuar veq në rajonin 01, i publikojmë pasi ta publikojnë mashtrimin këta për t’ua dhënë të vërtetën fytyrës”, ka shkruar ai me tutje.