6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Mustafa: Në raportet e auditorit del se gjatë viteve 2022-2023 mbi 900 herë mund të jetë shkelur ligji nga institucionet vendore

- Advertisement -

Përveç organizata ndërkombëtare të cilat në raportet e tyre kanë evidentuar raste të korrupsionit në qeveri poashtu edhe Zyra Kombëtare e Auditimit ka regjistruar raste të shumta ky janë gjetur elemente të veprës penale, korrupsion.

Bashkim Mustafa i cili është profesor universitar dhe ekspert i ekonomisë ka thënë se janë mbi 900 rekomandime që janë dhënë nga Zyra Kombëtare e Auditimit si raste ku mund të ketë elemente të veprës penale dhe se që institucionet vendore duhet të merren me to.

Sipas institucioneve qeverisëse nuk janë marrur as me gjysmën e tyre duke injoruar kështu edhe punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit e cila merret me kontrollin e shpenzimeve të parasë publike.

“Mbi 51% të rekomandimeve që kjo zyrë ka dhënë se ka dyshime të abuzimit të parasë publike në organizatë buxhetore nuk janë implementuar fare. Nëse shikohen 129 raporte të vitit 2022-2023 ka keqpërdorim të buxhetit, devijim të zërave buxhetor, ndryshim të strukturës së buxhetit brenda organizatave buxhetore. Aty përmenden edhe tenderët njëburimor edhe fushatë e tjera të dyshimeve për keqpërdorim të buxhetit”, ka shtuar Mustafa në Euro n’T7.

Në anën tjetër profesori Engelbert Zefaj thotë se arrogancave e numrave që ka kjo qeveri ka bërë që këtyre të mos  u bëjë përshtypje asnjë raport qoftë ndërkombëtar qoftë vendor.

“Në bazë të këtyre raporteve del se ligji gjatë vitit 2023 -2023 mund të jetë shkelur mbi 900 herë nga zyrtar publik, zyra e auditor ju ka tërhequr vërejtjen dhe nëse ato neglizhohen atëherë nuk ka më tërheqje të vërejtjes por shkelësit shkojnë në burg”, ka shtuar profesor Zefaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit