8.2 C
New York
Wednesday, March 5, 2025

Buy now

Mustafa, Muratit: A harrove me tregu’ qysh i ke ble votat me buxhet të shtetit në kohë fushate?

- Advertisement -

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muratit, lidhur me pretendimet e tij se kandidatët e Lidhjes Demokratike kanë manipuluar votat me postë të diasporës.

Në reagimin e tij në Facebook, Mustafa pyeti Muratin nëse ka harruar se si në kohë fushate i ka blerë votat me buxhetin e shtetit.

“Hekuran, a harrove me tregu’ qysh i ke ble votat me buxhet të shtetit në kohë fushate me pensione e rroga e shtesa? A harrove me tregu’ qysh në Kosovë i keni fitu’ 40% ndërsa në ambasada, ku i keni instalu’ njerzit e juaj, i keni fitu’ 80%? Le të mbrohet një nga një secila votë, brenda e jashtë Kosovës, nga organet e ligjit. Nuk ka asgjë më të shenjtë se vota e qytetarëve të Republikës e cila shpreh vullnetin dhe vleresimin e tyre politik.” – ka shkruar Mustafa.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit