17.6 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

Mustafa: Mora garancë nga Mogherini se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive

- Advertisement -

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se në kohën kur është nënshkruar Asociacioni i komunave Serbe, i është premtuar nga ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, se ai nuk do të kompetenca ekzekutive.

Mustafa kishte nënshkruar marrëveshjen më 2013, në kohën kur dialogun e ndërmjetësonte Bashkimi Evropian me Mogherinin. Mustafa thotë se mori garanci që nuk do të ketë pushtet të tretë në Kosovë.

“Ka qenë që Asociacioni nuk mund të jetë pushtet i tretë në Kosovë. Nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive. Pra nuk mund të ketë kompetenca të autoritetit qëndror. Unë kam marrë zotimet e zonjës Mogherini se sipas opinionit të BE-së, Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Tash a do të jetë Asociacioni një-etnik, është punë e interpretimit”, ka thënë ai në RTK.

Ai ka thënë se puna e Asociacioneve një-etnike është interpretim.

“Komunat me shumicë serbe nuk janë një-etnike. Aty ka boshnjak, shqiptar e minoritete tjera. Vet Kosova nuk është njëetnike”, shtoi ai.

 

Të ngjashme

Të fundit