Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka deklaruar se mbështetja për partinë po rritet çdo ditë e më shumë, duke e cilësuar entuziazmin në rritje si tregues të qartë të gatishmërisë së Kosovës për ndryshim.
Ai ka thënë se LDK-ja po ka më shumë përkrahës në një tubim në mahall se sa VV-ja në gjithë qytetin.
Sipas tij, qeveria aktuale tashmë e ka humbur mbështetjen dhe po mundohet të krijojë përshtypjen e një angazhimi të vonuar.
“Çdo ditë që kalon më shumë njerëz po i bashkohen LDK-së. Kosova është e gatshme për ndryshim, më shumë po ka përkrahës LDK në një tubim në mahall se sa VV në gjithë qytetin. Entuziazmin për fitoren e LDK edhe në fshatra po i kalon tubimet e pushtetit në kryeqendra. Ka prezence në numra rekord në çdo tubim të LDK-së më çdo lagje, fshat e qytet të Kosovës, siç pam dje në Deçan, Junik e Baran. Pushteti tani e ka humbur betejën. Po mundohen që kishe të punojnë gjatë këtyre muajve të fushatës pa prekur punë me dorë për katër vite”.
“Këto zgjedhje janë etike, nëse ja doni të mirën të ardhmes se Kosovës nuk mund të qëndronin në shtëpi, nuk mund të qëndronin neutral. Duhet të ngriheni e të votoni LDK-në”, ka thënë ai.