-3.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Mustafa: Liberalizimi i vizave nuk është akt, për të përvetësuar meritat nga askush

- Advertisement -

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shkruar një status të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, duke trajtuar vonesën në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në shkrimin e tij, Mustafa theksoi se Qeveria e tij, e cila ishte në detyrë në vitin 2016, kishte arritur të përmbushte 93 nga 95 kriteret për liberalizim të vizave.

Ish-kryeministri, ndër të tjera, tha se liberalizimi i vizave “nuk është akt, për të përvetësuar meritat nga askush. Është proces i filluar nga Qeveria e Kosovës në vitin 2009 i negociuar me Komisionin Evropian në qershor të vitit 2012”

Ai përmendi edhe një pengesë kryesore për këtë proces, e cila ishte marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, derisa akuzoi disa parti të tjera për shkaktim të vonesave për ratifikimin e marrëveshjes.

“Këta kalkulantë të votave, Kosovës nuk ia kthyen asnjë hektar nga predikimet e tyre, por qytetarëve ua zbrazën gjepat, kurse gënjeshtrat dhe mashtrimet i shitën dhe vazhdojnë ti shesin në tregun e lirë të popullizmit. Liberalizimi i vizave në vitin 2016 do të kishte domethënie tjetër politike, kurse përfitimet e shtetit dhe të qytetarëve do të ishin shumë të mëdha. Por shumë më mirë vonë sesa të mbeteshim në geto!” – tha Mustafa mes tjerash.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit