Arben Mustafa nga PDK, ka reagauar pas emrimit të Mentor Hysenit, Drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës, pasi ky i fundit ishte kandidat i Vetëvendosjes për deputet.
Mustafa e ka quajtur luftë ndaj bizneseve e cila me këtë akt, kaloi në një nivel tjetër.
E plotë:
Lufta ndaj bizneseve sot kaloi në një nivel tjetër, nga njerëz që kanë uzurpuar institucionet shtetërore!
Albin Kurti sot e ka kapur edhe ATK-në, duke emëruar ish-kandidatin për deputet të VV-së në pozitën e drejtorit.
Me këtë veprim, ATK po shndërrohet në një instrument politik, që do të rrisë edhe më shumë pasigurinë e bizneseve për të operuar në Kosovë.
Sikur të mos mjaftonte represioni që po ushtrohet ndaj bizneseve përmes ZRRE-së, tani qeveria ka futur në dorë edhe një instrument tjetër të fuqishëm për ta çuar luftën ndaj sektorit privat në një nivel të ri.