28.6 C
New York
Wednesday, June 25, 2025

Buy now

Mustafa: Kurti nuk dëshiron që ta bëjë Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, në një intervistë për emisionin “DPT te Fidani”, ka akuzuar deputetin e VV-së, Albin Kurti, për situatën e ngëçrit institucional, si pasojë e insistimit të emrit të Haxhiut për kryparlamentare.

Mustafa tha se pengesa kryesore për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit vjen pikërisht nga vullneti i munguar i Kurtit për ta mbështetur Albulena Haxhiun në këtë pozitë.

 

Sipas tij, fakti që Kurti pretendon të ketë votat e nevojshme për formimin e qeverisë, por jo për zgjedhjen e Haxhiut si kryetare të Kuvendit, është tregues i qartë i një strategjie të qëllimshme për të mos e shtyrë përpara këtë proces.

“E kem deklaratën e z.Kurtit, pra kryetarit të Vetëvendosjes që thotë “unë votat për qeveri i kam, por s’po i kam për Albulenën. Pra, nëse z.Kurti i ka 61 vota për ta bërë vetveten kryeministër, pse nuk i përdorë të njëjtat për ta bërë Albulenën kryetare të Kuvendit”.

“Kjo tregon që z.Kurti nuk dëshiron që ta bëjë Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit, sepse për vete, për t’u bërë kryeministër i ka siguruar 61 vota, pse nuk i përdorë të njëjtat për Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit, pse nuk dëshiron, i konvenon”, është shprehur ai.

Të ngjashme

Të fundit